Ballina Kronike I dënuar nga gjykata për prodhim e shitje narkotikësh, arrestohet 35-vjeçari

I dënuar nga gjykata për prodhim e shitje narkotikësh, arrestohet 35-vjeçari

Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks