Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë përballur për herë të parë pas përplasjeve në distancë dhe ndryshimeve të paralajmëruar nga Meta brenda partisë së Lirisë, për zhdukjen e nepotizmit. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryemadhi pranoi publikisht se ajo ishte një prej tradhtarëve e shpallur nga kreu i PL-së, ndërsa tha se brenda partive politike duhet të ketë meritokraci dhe jo servilizëm. Gjatë fjalimit të saj, Meta shpërtheu edhe në të qeshura teksa Kryemadhi fliste për nepotizmin.
Përgjigjen e mori nga kreu i PL-së , i cili tha se nuk mund ta kthejnë partinë në biznes familjar, pasi nepotizmin e ka sjellë në këtë pikë partinë. Gjatë fjalës së tij Meta u vu re i i tensionuar pasi herë pas herë përplaste me grusht tavolinën.
Meta: Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm…
Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? SPAKU torollaku te hetojë kë të dojë, Metën e cilin të dojë. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe t’i përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.
Shtëpi e vila të shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja? Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash… Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës… Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve.
Monika Kryemadhi la të kuptohet se po e bëjnë ‘kurban’ per djegien e mandatit. Ajo i bëri të qartë Metës se në parti do të vazhdojë të japë kontrbutin e saj, dhe se nuk ka vend as për prerje kokash e as për përjashtime.
“Unë dua tu falënderoj për suportin tuaj. Nuk më falënderuat as me një status. Djegia e mandateve unë jam fajtore, por siç jam unë fillon faji tek të gjithë deputetë që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashe se konsideroj fare. Besuam në opozitarizëm. Në një parti politike nepotzimi nuk është fatkeqësi sepse partia jonë është një parti që vlerën e ka të familja. Institucioni i familjes beson institucionin e shtetit. Nuk besoj te lideri por te institucioni.’- tha Kryemadhi. Kurse Meta tha se mes të dyve ka vend vetëm për një në parti, por kjo shtoi ai do të vendoset me votë. Meta i ka takuar të gjithë me radhë, në fund Kryemadhin dhe Elona Gurin të cilën e ka përqafuar si për t’u dhënë fund zërave se ajo do të jetë e përjashtuara e radhës nga partia pas Endrit Braimllarit. Në mbledhjen e Komitetit Drejtues u shqyrtua plani i detajuar me 5 pika dhe draft statuti i ri, i cili pritet të votohet më 27 prill nga Konventa e Partisë së Lirisë.