Ballina Kronike Dhunon bashkëshorten, arrestohet 60 vjeçari në Shkodër. Në 24 orët e fundit...

Dhunon bashkëshorten, arrestohet 60 vjeçari në Shkodër. Në 24 orët e fundit edhe 2 në pranga e 2 të proceduar

DVP Shkodër/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. Gj., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për ndalimin e automjetit që drejtonte, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit K. O., 22 vjeç, dhe K. Sh., 31 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 30 vjeç, sepse pasditen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është demtuar 30-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks