Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për çështjet e të drejtave të njeriut.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka bërë me dije lajmin duke falenderuar asamblenë parlamentare të KiE për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri.
Reagimi i plotë i Hasanit:
Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.