Anëtarja e Këshillit Bashkiak Shkodër e Partisë Demokratike Eliona Shkreli, e shoqëruar nga banorë të zonës, inspektoi nga afër punimet që po kryhen në rrugën e Dukagjinit, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ndryshe nga sa deklarohet prej kryeministrit dhe kryebashkiakut të Shkodrës, cilësia e punimeve në këtë rrugë është jashtë çdolloj standardi të kërkuar nga banorët prej mëse 30 viteve. Pavarësisht tejkalimit të afateve të punimeve të cilat do duhej të kishin përfunduar në muajin shkurt të këtij viti, projekti që po realizohet është shumë larg nga ai që i është prezantuar banorëve të kësaj zone, duke filluar nga gjerësia rrugës e deri tek punimet fasadë në skarpatë, muret mbajtëse dhe mbrojtëse dhe veprat e tjera.

Sipas banorëve, rruga duhet të ndahet në lote sikurse ka ndodhur në kohën e qeverisë Berisha, e cila ndërtoi lotin e parë të rrugës nga Postrriba deri në Prekal dhe la gati projektin dhe fondin për realizimin e lotit të dytë nga Prekali deri në Qëndër të Pultit në vitin 2013, fond i cili pas marrjes së pushtetit nga Rilindja Socialiste u ‘zhduk’ nga ky investim.

Pavarësisht propagandës që ushtrohet nga dyshja Rama-Beci mbi këtë investim dhe vëmendjes që ata thonë se kanë ndaj infrastrukturës rrugore në këtë zonë, nuk është e nevojshme të jesh ekspert për të kuptuar se cilësia e punimeve është larg standardeve dhe kërkesave të banorëve.

Në rrugën e Dukagjinit kanë humbur jetën  mbi 70 persona si shkak i aksidenteve të rënda, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë një punëtor humbi jetën teksa punonte në këtë investim si shkak i mungesës së sigurisë në punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu