6 pika doganore të vendit do t’I nënshtrohen sërish transforimit. ARSSH ka shpallur një tender që parashikon rehabilitimin e shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të doganeve shqiptare  

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për rehabilitimin e shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare. Tenderi ka fond limit 249.4 milionë lekë dhe parashikon ndërhyrje rehabilituese në pikat kufitare Morinë, Kapshticë, Kakavie, Hani I Hotit, Qafë-Thanë dhe Muriqan.

Shqipëria ka rreth 19 pika kalimi të kufirit tokësor me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë eVeriut dhe Greqinë, 4 porte që shërbejnë si porta të kalimit detar në Portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës e Shëngjinit dhe 2 porta të kalimit ajror që janë aeroporti ndërkombëtar i Rinasit dhe ai i Kukësit.

Vitet e fundit janë bërë në vazhdimësi investime për përmirësimin e kushteve të pikave të kalimit ndërkufitar, si tokësore, as htu edhe atyre detare e ajrore. Po ashtu, janë lehtësuar procedurat për uljen në maksimum të kohës së pritjes në kufi si dhe janë përmirësuar kushtet fizike të pikave të kalimit.

Por, sikurse evidentohet në relacionin e tenderit, ka ende hapësirë për të përmirësuar më tej kushtet fizike dhe shërbimin, që mund të ofrohet në to, nëse i konsiderojmë jo thjesht si pika kalimi, por si korridore mikpritjeje dhe përcjelljeje, të cilat duhet të jenë pasqyrë e mikpritjes shqiptare dhe reflektim i politikave shtetërore në turizëm./scan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu