Ballina Kronike Ktheu lokalin në pikë për vënie të basteve sportive, arrestohet 58-vjeçari në...

Ktheu lokalin në pikë për vënie të basteve sportive, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në lokalin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është goditur një tjetër rast në këtë fushë, në një lokal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Zamir K., 58 vjeç, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “Ahmet Haxhija”, për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks