Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e 27-vjeçari Emiljano Paloka në Velipojë, më 2 prill. Ngjarja ndodhi  rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  në Velipojë. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes. Bëhet fjalë për shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Ndërkohë Emiljano Paloka vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në Velipojë.   

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri.       

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.       

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.   Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

I plagosuri, shtetasi E. P., 27 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu