Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ditën e sotme po raporton në Këshilin e Lartë të Drejtësisë rezultatet e punës për vitin 2023.
Dumani tha se në vitin 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale.
Dumani: Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim me funksion, ish ministrin e shëndetësisë, ish gjyqtar apeli, kryetarw bashkie, ish kryeministër, ish ministër finance, ish ministër mjedisi, ish prokuror etj.
Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPAK ka ndjekur strategjinë e hetimit shterues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre. Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues.
Nisur nga numri I referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara. Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022.“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro.
Gjithashtu është rritur numri i procedimeve penale të reja 16 % krahasuar me vitin 2022.
Konkretisht ne 2023 janë regjistruar:
201 procedime penale për korrupsionin
85 procedime për krimin e organizuar
13 procedime për terrorizmin.
Pergjimet
Përgjimet janë përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar. Në total ka një rritje prej 91 % të interceptimit të pajisjeve fundore.
Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Franca, Maqedonia e Veriut e Kosova.”
Dumani është shoqëruar nga prokurorët Klodian Braho dhe Adnand Xholi.
E pranishme është dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj.