Në Shkodër, ashtu si në të gjithë vendin nisën aplikimet për përfitim subvencionesh për fermerët nga skema kombëtare e bujqësisë. Risi e këtij viti është heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencione për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim.
Ajo që vijon të jetë penalizuese për fermerët janë certifikatat e pronësisë. Qarku Shkodër është më i prekuri. Këtë e tregojnë edhe shifrat, ku nga 46 mijë fermerë vetëm 8 mijë janë të regjistruar me NIPT, e ku përfitues subvencionesh janë 5-6 mijë fermerë.
Vetë fermerët e quajnë ndihmë modeste këtë skemë mbështetëse, pasi shpenzimet janë të mëdha. Vështirësi ka patur edhe në dokumentacion, për shkak të ndryshimeve të shpeshta.
Aplikimet do të jenë të hapura deri në gjysmën e muajit prill.