Në vijim të përgatitjeve për sezonin turistik veror 2024, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u bën thirrje të gjithë operatorëve që ushtrojnë veprimtari ujore për qëllime turistike, të certifikohen pranë këtij institucioni.
“Asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit janë në terren për të këshilluar dhe informuar mbi domosdoshmërinë e certifikimit të Operatorëve Turistikë Detarë për një sezon të sigurt e të kontrolluar”, njoftoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi që nga skafet, motorat e ujit, jetski dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.
Për detaje lidhur me procesin e certifikimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, Ministria ka publikuar edhe udhëzimin përkatës.
Certifikimi i operatorëve turistikë detarë duhet të kryhet jo vetëm në zbatim të ligjit, por mbi të gjitha për të garantuar një turizëm të sigurt dhe me standarde.
L