Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër kanë qenë të pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Janë ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur paisjet teknologjike si radarë, dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
📌 Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 35 masa administrative.
Gjithashtu gjatë kësaj jave:
📌 Arrestuar në flagrancë 1 shtetas “Per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (Në gjendje të dehur) si dhe janë proçeduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” (Pa leje drejtimi).
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.
📌 Per periudhen 17-23.03.2024, janë marrë në total 1081 konkretisht:
- Mos përdorim rrip sigurimi 49
- Qarkullim me shpejtësi 382
- Përdorim pije alkolike 10
- Përdorim telefoni 47
- Parakalime të gabuara 121
- Pozicion mjeti ne karexhatë 58
- Pushim i gabuar mjeti 127
- Mos respektim sinjalistike 75
- Mos përdorim kaske mbrojtëse 40
- Mosrespektim këmbësore 114
- Mos përdorim jeleku fosforeshent 2
- Qarkullim me të meta teknike 5
- Pa siguacion mjeti 6
- Ngarkesa gabarite 1
- Xhama të errësuar 18
- Manover e gabuar mjeti 4
- Mosrespektim distance 3
- Pa kontroll teknik 3
- Humbje kontrolli mbi mjetin 1
- Mospërdorim dritash 2
- Mos respektim orar Ndalim qarkullimi 4
- Qarkullim me targa të një mjeti tjeter 1
- Mos paraqitje dokumente në afat 1
- Mos dhënie përparësie 1
- Ndryshim karakteristika konstruktive 2
- Nuk ndalon 1
- Mos rregullim shpejtësie 1
📌 Ndalim administrativ mjeti 6
📌 Masa debitore të arkëtuara 116
📌 Aksidente me dëme materiale 6 me 14 mjete të dëmtuara.
📌 Shoqërim Personalitete tē Larta Shtetërore të huaja 4
✅ Policia e Rrugore e DVP Shkodër apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112 dhe 129 çdo rast të shkeljes së tyre.