“STABAT MATER”
Një koncert klasik i mbushur me emocione sonte në katedralen e “Shën Shtjefnit” Shkodër. Vepra të njohura erdhen të intepretuara në kuadër të nismës së një grupi muzikantësh të rinjsh, instrumentistë dhe vokalistë, nën dirigjimin e Harlen Nikollit, për të luajtur në gjashtë Dioqezat katolike të Shqipërisë. Zgjodha këtë moment për të uruar njëkohësisht imzot Angelo Massafrën, arqipeshkëv i Shkodër – Pult për 75-vjetorin e lindjes. I dhurova në mënyrë simbolike një stilolaps me një mbishkrim falenderimi e mirënjohje për të gjjthë punën që ka bërë në këto vite të shërbimit të tij në vendin tonë. “Notat e ‘Stabat Mater’ përcjellin qëtësinë e shpirtit dhe fuqinë e besimit, të njëjtën qetësi dhe fuqi që ti, imzot Angelo, ke ndarë bujarisht me ne për 75 vjet. Në këtë ditë të veçantë, le të jehojnë notat e Pergolesit si një himn në nder të jetës dhe shërbimit tënd të pashoq”.