Kryetari i bashkise Malesi e Madhe Tonin Marinaj priti ne nje takim arqipeshkevin e Shkodres imzot Angelo Massafra. Ne fokus te bashkebisedimit, rivitalizimi i objekteve fetare me vlera kulturore, historike dhe arkeologjike.
Statusi i Marinaj:
Mirëprita në zyrën time shkëlqesinë e tij Monsinjor Angelo Masafren, ku diskutuam për probleme të ndryshme sociale që prekin komunitetin e Malësisë së Madhe. Gjithashtu folëm edhe për bashkëpunimin në realizimin e disa projekteve që kanë në fokus restaurimin dhe rivitalizimin e objekteve fetare me vlera të veçanta kulturore, historike e arkeologjike si: Kisha Paleokristiane në Hot, Kisha në Lohe dhe Kisha e Shën Gjonit, të cilat janë një trashëgimi e pasur e jona dhe transmetojnë tek brezat dhe vizitorët, kulturën, traditat dhe qytetërimin e kombit tonë.