Në objektin “Ndërhyrje emergjence në km 5+500 dhe km 13+000, rehabilitimi i argjinaturave të përroit të thatë në segmentin Dedaj – Bogë” kanë përfunduar punimet për montimin e trarëve në progresivin 13 + 000.
Paralelisht pritet të filloj puna edhe me:
-asfaltimin e urës dhe pjesëve rakorduese si dhe
-sinjalistikën horizontale (vijëzime) dhe vertikale(tabela dhe guardrails).
Puna në këtë kantier po ecën me ritme dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e plotë të këtij procesi.