Tjetër rezultat negativ për Egnatian në Superiore, ku nuk po arrin ta gjejë fitoren prej shtatë ndeshjes.

Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova (trajneri i rrogozhinasve festonte ndeshjen e 100-të në stol) u mposht 2-0 në Korçë nga Skënderbeu, me skuadrën bardhekuqe që ruan vendin e katërt pavarësisht rezultatit që do të arrijë Tirana në derbi me Dinamon.

Egnatia do të parakalohej nga Vllaznia, nëse kuqeblutë fitojnë ndeshjen e kësaj jave në fushën e Kukësit.

“Heroi” i skuadrës së Skënderbeut në këtë ndeshje rezultoi Ahanonu, që shënoi të dy golat e vendasve në minutat 20’ dhe 40’. Në minutën e parë shtesë, Aleksi i Egnatias humbi një 11-metërsh.

Dështin një tjetër pretendent për titullin kampion, Partizani, që u kthye pa pikë nga “Niko Dovana” i Durrësit. Teuta mori një trepikësh me shumë vlerë për mbijetesën falë golit të Peposhit në minutën e 67-të./ Super Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu