Shkodra dhe zonat e saj historike të mirënjohura, mes të cilave edhe zona e Zdrales janë tashmë në rrugën e transformimit urban të shumëpritur prej kohësh.

Pjesë e projekteve për vitalizimin urban dhe rilindjen e kësajzone është edhe Stadiumi “Loro Boriçi” ku ka rinisur puna përta rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme nështatë ditë të javës.

Kryeministri Rama, i cili ndodhet sot në Shkodër, pa nga afërmjediset e stadiumit, si dhe zonën përreth tij, i shoqëruar ngakryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.“Me projektin e Zdrales që fillon këtu, kësaj zone duhet t’i jepet jetë” – u shprehKryeministri teksa u njoh edhe me ecurinë e deritanishme të disaprej projekteve të tjera.

Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi nëvëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmesvitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajoka mbartur ndër vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu