Përmes një ceremonie të veçantë, në një ditë të shënuar siç është 7 Marsi, festa e mësuesit, universiteti “Luigj Gurakuqi” zgjodhi të vlerësojë me medaljen e artë, studentët ekselent që kanë kryer ciklin e studimeve master. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtuesit e lartë të universitetit, dekan, pedagog dhe studentë, si dhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe kryetari i qarkut Edmond Ndou. Në fjalën e saj rektorja Rajmonda Kçira vlerësoi arritjet që ndër vite ka patur ky institucion dhe fushat e zgjeruara të bashkëpunimit me universitete brenda e jashtë vendit.

Ceremonia vijoi me shpërndarjen e certifikatave dhe medaljeve të arta për 9 studentët ekselentë. Kjo është një traditë e përvitshme që universiteti i Shkodrës vlerëson dhe nderon studentët më të mirë. Më pas të pranishmit ju bashkuan inaugurimit të shtypshkronjës së re të universitetit, e pozicionuar në mjediset e fakultetit të shkencave shoqëore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu