Nuk gjeti kohë të vijë për të ndjekur ekipin e Vllaznisë së femrave që shënoi një fitore historike përballë ekipit Ukrainas ku preku 16-en e Champions League, ministrja Evis Kushi ka kohë për të ndjekur ekipe të dorës së dytë e të tretë në Elbasan. Ja çfarë shkruan ajo në rrjetin social:
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja të veshur me uniforma futbolli kanë shijuar çastet e ndeshjes së së parë të futbollit për këtë sezon mes AF Elbasanit dhe Luftëtarit.
Në një status në rrjete sociale Ministrja Kushi shfaqet me bluzën e kuqe me numrin 10 me mbishkrimin KUSHI, ndërsa kryebashkiaku Llatja me uniformën e AF. Elbasanit me mbishkrimin G.LLATJA që mban po numrin 10.
“Një fitore fantastike sot AF Elbasani dhe 2 gola të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Elbasan Arena”- shkruan ministrja.
AF Elbasani e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin, duke fituar ndeshjen ndaj Luftëtarit me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, ku shënuan Sejdini dhe Lleshi.
###