Pêrplasja për ‘Shtëpitë e barit’ duke se ka qenë arsyeja për një tjetër ngjarje shumë të rëndë kriminale mes shqiptarëve në Britaninë e Madhe. 7 shqiptarë janë arrestuar pasi morën peng bashkëatdhetarin. Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari dyshohet se është marrë peng për shkak të konflikteve për kontrollin e shtëpive të barit. Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari është Nertil Buzi. Ka qenë i vëllai që ka denoncuar në Shqipëri se i vëllai ishte marrë peng dhe për të kërkohej shumë e madhe për t’u liruar. Vëllai i tij ka thënë se Buzi është torturuar për ditë me radhë dhe dhunuesit e tij i bënin video dhe ua dërgonin familjarëve, ku i kërcënonin se donin 400 mijë paund në këmbim të lirimit.
Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit morën informacion se rrëmbyesit kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të shqiptarit dhe u vunë në kontskt me autoritetet britanike. Pengu i liruar tashmë ndodhet I sigurt në duart e autoriteteve britanike, ndërsa vijojnë më tej procedurat për hetimin e rastit. Sipas mediave britanike, 30-vjeari shqiptar është dhunuar nga pengmarrësit, ndërsa është shpëtuar në gjendje të keqe shëndetësore.
Operacioni për lirimin e shqiptarit u bë nga Policia Metropolitane në Britani, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nën asistencën e Angjencisë Kombëtare të Krimeve në mbretëri, pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e krimit midis dy vendeve.