Në 105 vjetorin e krijimit të Shoqërisë Vllaznia, Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka pritur në një zyrën e tij emblema të sportit shkodran. Nga të gjitha disiplinat duke nisur nga futbolli, basketbolli, peshengritja, ciklizmi apo edhe disiplina të tjera ku Vllaznia ka nxjerrë përherë kampion, kanë qënë pjesë e kësaj pritje në 105 vjetorin e klubit më të vjetër në Shqipëri. 

Në ceremoninë e pritjes fjalën e mirëseardhjes e ka mbajtur ish sportisti dhe kryetari I këshillit bashkiak të Shkodrës Oltion Luli. 

Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci u shpreh se data 16 Shkurt është një datë e shënuar me germa të arta në historinë e sportit shkodran dhe atij shqiptar. 

Të pranishmit kanë kërkuar që në vitin e ardhshëm në Shkodër të hapet muzeu i sportit, ftesë kjo që u mirëprit nga kryebashkiaku Benet Beci, ndërkohë që u kërkua që të krijohen më shumë terrene sportive për të rinjtë.

Figurat emblematike kuqeblu, Sabah Bizi dhe Faruk Kalleshi kanë vlerësuar këtë datë të rëndësishme për klubin Vllaznia.

105 vite më parë të rinjtë shkodranë do të krijonin Shoqerinë “Vllaznia” cka shënon edhe krijimin e të parit klub sportiv në Shqipëri. Në 100 vjetorin e krijimit të Vllaznisë ky klub u nderuar edhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit” për kontributin dhe emrat e spikatur në fushën e sportit gjatë aktiviteitit të këtij klubi . Vllaznia, një emër i skalitur në historinë e një qyteti si Shkodra, djep i sportit shqiptar. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu