Ballina Bota Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, tre punëtorë të vdekur

Shembet kantieri i ndërtimit në Itali, tre punëtorë të vdekur

Një kantier ndërtimi është shembur në periferi të Firences, ku po punohej për ndërtimin e një supermarketi.

Tre punëtorë kanë vdekur, ndërsa tre punëtorë të tjerë, të nxjerrë të gjallë, u dërguan në spitali, dy në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit dhe policia ndodheshin në vendngjarje dhe po punojnë për të shpëtuar punëtorët e tjerë.

Sipas informacioneve fillestare mbi dinamikën e aksidentit, në kantierin e supermarketit në ndërtim në via Mariti ka pasur një kolaps të konsiderueshëm të një prej shtyllave kryesore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks