Ballina Politike Demokratët bëhen bashkë në Shkodër, Bardhi dhe Noka nisin takimet me bazën

Demokratët bëhen bashkë në Shkodër, Bardhi dhe Noka nisin takimet me bazën

Deputetët demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë nisur takimet me bazën dhe kanë filluar nga Shkodra.

Pjesë e takimit kanë qenë edhe deputetët e qarkut, për herë të parë të gjithë bashkë, Greta Bardeli, Emilia Koliqi, Helidon Bushati dhe Lodovik Hasani.

Kujtojmë që më 12 shkurt Gazment Bardhi dhe grupi i tij i demokratëve u kthyen në selinë blu për të mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar.

Kjo ishte hera e parë prej majit të vitit 2022 që Gazment Bardhi e 15 deputetët e drejtuar prej tij hynin në selinë e Partisë Demokratike. Në mbledhje u diskutua çështja e bashkimit të Partisë Demokratike.

Po ashtu deputetët e drejtuar nga Bardhi morën pjesë edhe në mbledhjen e këshillit kombëtar që u mbajt më vonë në të njëjtën ditë, duke treguar se njohin si kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks