Dy banorë janë larguar mbrëmjen e së martës nga shtëpia e BBV. Pas gazetarit Elvis Myrta, i cili ishte në nonimim me Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin, një tjetër konkurrent u largua nga gara.

Ishte blogerja Dea Vieri, e cila pas një televotimi të publikut, u eliminua nga gara për çmimin e madh.

“Nuk e prisja”, tha Dea Vieri, duke shtuar “Mendoj se nuk kam qenë aktive aq sa duhet. Prisja më shumë nga vetja ime, jam treguar tolerante dhe e butë. Jam natyrë e butë dhe kjo më ka bërë të mos jem e përfshirë, e kjo ka bërë që publiku të mos shohë tek unë atë që donte.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu