Drejtues dhe anëtar të Fondacionit “Prek Cali” në New York zhvilluan një takim me kryetarin e ri të këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou. Qëndrimin e tyre disa ditor në Shqipëri, zgjodhën ta shfrytëzojnë për të uruar Ndoun për detyrën e re, si dhe për të bashkëbiseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha. Qoftë atë të kontributit që diaspora jep për vendlindjen, por edhe në kauza të veçanta që ndër vite nuk kanë munguar nga bordi i këtij fondacioni. Kreu i qarkut Ndou vlerësoj rolin që luan sot diaspora shqiptare, ku në SHBA janë të shumta rastet e suksesit që kanë bërë krenar kombin tonë.
Një nga pikat e diskutimit ishte edhe ajo për ndërtimin e kullës së prijësit të Kelmendit, Martirit të Demokracisë, Prek Calit.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe anëtarët e bordit të fondacionit, Anton Tinaj dhe Aleksandër Laçej, si dhe n/kryetari i qarkut Lulzim Zaraj. Në fund drejtuesit e fondacionit Prek Cali ftuan kryetarin e qarkut Ndou që të zhvillojë një vizitë në SHBA, në aktivitetet që do të mbajë në muajt në vijim ky fondacion.