Për herë të parë Shqipëria do të mikpresë Kampionatin Evropian të Minifutbollit për priftërinjt. Shkodra, qyteti simbol i harmonisë fetare do të jetë arena ku do të ndeshen 17 ekipe kombëtare nga e gjithë Evropa. Përgatitjet po shkojnë drejt fundit për të pritur këtë event që mbahet nga data 5 deri me 9 shkurt.
Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit, i është besuar nje emri të njohur të sportit shkodran dhe shqiptar Armando Cungut. Njëri prej organizatorëve të këtij Europiani, Dom Mark Shtjefni, u shpreh se kjo do të jetë një ngjarje e veçantë dhe që pritet me shumë interes në Shkodër dhe Shqipëri.
Kjo ngjarje që cdo vit udhëton në një qytet europian, pritet me interes edhe për vetë promovimin që i bëhet vendit tonë, ku 270 klerikë nga Europa mbërrijnë në kryeqëndrën e veriut.






