Ndërsa grupi i partisë socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së këshillit të qarkut Shkodër, ku ishte siguruar shumica absolute e firmave, Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Për të shmangur shkarkimin, ajo i ka paraprirë me këtë lëvizje, largimit të saj nga drejtimi i një institucioni që e mori në korrikun e 2023, për ta drejtuar më pak se 1 vit. Tashmë socialistët kanë gati procedurat dhe emrin që do ta pasojë Duhanin në këtë detyrë. Ai është Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak Shkodër dhe një ndër figurat politike që ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në Shkodër, në sektorin publik e privat. I diplomuar për drejtësi, Ndou ka qënë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu