Një 17 vjeçar është shoqëruar në Komisariat pasi pas një konflikti ka goditur me mjet prerës e sende të forta dy persona të tjerë 16 dhe 25 vjeç.

“Më datë 30.09.2022, në Kavajë, në lagjen nr. 5, shtetasi F. S., 17 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin T. V., 25 vjeç dhe me sende të forta shtetasin M. Sh., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F. S., dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu