Persona të paidentifikuar kanë vjedhur gjatë ditëve të fundit kabllin e furnizimit me energji të ndriçimit publik pranë urës së vjetër të Bunës.
Përveç vjedhjes, është dëmtuar edhe rrjeti i ndriçimit nga ura e Bunës në rrugën e Shirokës e cila është në errësirë prej dy netësh, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm për këtë zonë. Bashkia Shkodër, i bën thirrje organeve kompetente, Policisë dhe Prokurorisë të nisin hetimet për këtë akt të rëndë të dëmtimit të pronës publike të banorëve të Shkodrës.
Nga ana tjetër, ndërmarrja e shërbimeve publike po punon për riparimin e defektit dhe zëvëndësimin e materialeve të vjedhura gjatë natës.