Vllaznia e femrave nuk është paraqitur sot në ndeshjen përballë Gramshit, që do të luhej në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Shkak për këtë tregon Shkodra Sport, të jetë bërë një defekt i automjetit me të cilin po udhëtonin drejt stadiumit “Nexhip Trungu” të Cërrikut.
Pritet të shihet vendimi që do marrë FSHF për mungesën e papritur në këtë ndeshje. Vllaznia rrezikon të humbë ndeshjen 3 me 0 në tavolinë, duke u skualifikuar kështu pasi kanë fituar të parën 2 me 0.
Largimi nga Kupa e Shqipërisë, do të ishte humbja e parë e një trofeu për Vllazninë pas 10 sezoneve me suksese. Kujtojmë se kuqeblutë numërojnë 10 tituj kampion dhe 10 Kupa të Shqipërisë, të fituara në po aq vite radhazi.
Në ndeshjet e tjera të femrave, luajtur sot për Kupën e Shqipërisë, Tirana fitoi 3 me 4 kundër Lushnjës, Laçi humbi 1 me 8 ndaj Apolonisë dhe Partizani mposht 0 me 8 Kinostudion.