Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijjuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e këtij aksit.
Aksi rrugor Kir-Mali I Shoshit i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.
Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.