Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:
▪︎Bashkia Shkoder,
- Ne zonat malore kane filluar rreshjet e debores si dhe po fryn ere teper e ftohte.
- Borepastrueset po punojne ne segmentin rrugor Boge-Theth, ky segment rrugor eshte i kalueshem per automjete te paisura me zinxhire.
▪︎Bashkia Malesi e Madhe,
- Gjatë natës ne gjithë teritorin e bashkisë ka patur reshje shiu të shoqëruara me erë dhe në zonat malore ka reshje dëbore.
- Nuk raportohen probleme deri në kto momente.
▪︎ Bashkia Vau Dejes,
- Ne territorin e bashkise Vau Dejes vijojne reshjet e shiut me intensitet te mesem/larte.
- Raportohen shkeputje te energjise elektrike ne disa fshatra.
▪︎Bashkia Puke,
- Vijone reshjet e debores ne teritorin e kesaj bashkie, trashesia arrin deri ne 15 cm.
- Rruget e qytetit Puke jane te hapura.
-Po punohet ne aksin rrugor Qafe Qerreti-Qelez. - Rruget rurale deri ne keto momente jane te kalueshme per atumjete te paisura me zinxhire pasi temperaturat arrijne deri ne – 5 grade. -Probleme te tjera deri ne keto nuk raportohen vijon te monitorohet situata nga strukturat operacionale te bashkise.
▪︎Bashkia Fushe Arrez,
- Vazhdoje reshjet e debores dhe fryn ere me shpejtesi te larte.
-Deri tani trashesia e debores arrin 25 cm.
-Rruget rurale te Njesive Administratove jane te bllokuara per momentin. -Ne rruget nacionale levizet vetem me automjete te paisura me zinxhire. - Ne njesine Administrative Iballe kemi shkeputje te energjise elektrike qe nga mbremja e djeshme.
Autoriteti Verior Rrugor, Shkoder:
- Sipas informacioneve te marra deri tani nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
- Ne akset malore kemi patur reshje bore kurse ne akset e tjere reshje shiu.
- Te gjithe akset rrugore jane pastru e kripos.
- Per erdoruesit e automjeteve apelohet te perdorin goma dimrore dhe zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore duke ulur shpejtesine.
- Kontraktoret jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntore per perballimin e ç’do situate te mundshme.
▪︎ OSHEE Shkoder:
- Fidra te stakuar komplet
Qelez Nst Puke
2 Nst Bushat
4 Nst Shkodra 2
8 Plazh Nst Velipoje
8 Shkodra 2
6 Plazh Nst Velipoje
3 Nst Koman
2 Nst Koman
Fidra pjeserisht ne pune
N/Prefekti Puke,
- Në segmentin rrugor Kryqëzim Hadroj – Gjegjan – Mirditë prej orës 03:30 të mëngjesit vijon të ketë reshje debore.
- Shërbimet tona kanë ndërhyre menjëherë duke bër të mundur mbajtjen e qarkullueshme të segmentit për të gjithë llojet e automjeteve.
- Trashesia e debores ne disa vende kalon trashesine 35 cm.
- Aktualisht reshjet të shoqëruara me erëra po vijojne intensivisht.
- Në segmentin rrugor nga Hadroj në Qafë-Ben po punojnë dy mjete borpastruese, nje kamionçinë, një fuoristradë dhe 10 punonjës.
- Aktualisht rruga është e qarkullueshme për të gjithë llojet e automjeteve.