Hekurudha Shqipëri – Kosovë, do të kalojë në Shkodër, e në këtë frymë pozitive bashkëpunimi, prita me kënaqësi Ministrin e Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, me deputeten Mimoza Kusari, ku së bashku me Ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, jemi të lumtur që ky investim madhor do të kalojë në Shkodër.

Gjatë këtij takimi folëm në detaje për këtë bashkëpunim mes dy vendeve tona që i jep një dimension tjetër, Shkodrës dhe Gjakovës por edhe të gjithë rajonit, duke e kthyer Shkodrën në qendër rajonale.

Projektet tona të përbashkëta do të vijojnë akoma më tej në investimet e përbashkëta në infrastrukturë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu