Skandali seksual i mjekut Dervish Hasi tronditi opinionin publik në Shqipëri. 42-vjeçari me profesion mjek, prej dy vitesh kryente marrëdhënie me një 16-vjeçare dhe tre gatë e tjera të tijat, me të cilat ishte i martuar.

Vizion Plus ka mësuar detaje të tjera tronditëse lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Burime për Vizion Plus konfirmojnë se prindërit e vajzës kanë qenë në dijeni të këtij skandali, madje ata me dëshirën e tyre ja kishin dhënë vajzën mjekut, me pretendimin se ai do të martohej me të, dhe se ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.

16-vjeçarja shkonte tre deri katër herë në muaj në banesën e mjekut ku kryente orgji me të dhe tre gratë e tjera.

Gjatë aktit njëra nga gratë filmonte dhe më pas video shpërndahej në chatin e përbashkët që kishte mjeku dhe tre gratë e tjera të tij.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë“, njoftoi policia për rastin në fjalë.

Hasi i dyshuar dhe për krime të tjera

Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armëve snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.

Ishte dëshmia e Enver Jamakut, i penduar i drejtësisë që nxori emrin e tij në pah. Madje mjetit të tij më herët i vendosën edhe tritol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu