Personi në këtë foto është 42-vjeçari Dervish Hasi me profesion mjek kirurg i akuzuar se  shfrytëzoi seksualisht një të mitur për një periudhë 2-vjeçare.

Ai u vu në pranga nga forcat e komisariatit numër 1 në kryeqytet pas një kallëzimi.

42-vjeçari që e shfaq veten si besimtar mysliman mësohet se e paraqiste minorenen si bashkëshorten e tij të katër.

Të njëjtat burime thanë se vajza sot rreth 16 vjeçe, në vazhdimësi ka qëndruar në banesën e mjekut Hasi.

Ky i fundit jeton me 3 gra të tjera të cilat po ashtu u prezanton si bashkëshorte mbi bazë të bindjeve fetare

Kjo alibi e ngritur nga vetë Hasi duket se nuk ka qenë bindëse për policinë e shtetit për të cilën kanë kryer edhe arrestimin fill pas administrimit të kallëzimit.

Ora News mësohen se e mitura ka depozituar edhe disa prova të cilët janë administruar nga hetuesit dhe po këqyren për të mësuar më shumë mbi lidhjen e tyre.

Dervish Hasi është një emër i njohur për agjencitë e hetimit dhe ato ligjzbatuese.

42-vjeçari ka qenë person i dyshuar nga SPAK  si i përfshirë në një grup që furnizonte me armë snajper kriminele brenda dhe jashtë vendit.

Ishte dëshmia e Enver Jamakut, i penduar i drejtësisë që nxori emrin e tij në pah.

Më 23 janar 2019, mjekut Dervish Hasi i vunë tritol në mjetin e tij të parkuar pranë xhamisë :Xhura” në zonën e oxhakut.

aja e tij e katërt. Policia u informua për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri në momentin kur e mitura shkoi në banesën e 42- vjecarit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu