Nën masa sigurie është shoqëruar në Drejtorinë Vendore te Policisë Lezhë, Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Portugezi po merret në pyetje nga oficer të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit.
Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenin Ardian Nikulaj, është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës. Mësohet se Saraiva po merret në pyetje nga oficerët e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
Kujtojmë se Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Ai ka mbërritur pak minuta më parë nga burgu i Reçit. Portugezi ka qëndruar në paraburgim që prej momentit kur është ekstraduar në Shqipëri me 31-dhjetor te vitit që lamë pas.