Ballina Aktualitet Në protestë për rrugën, banoret e Dragoçit: Bashkia Shkodër të vërë dorë,...

Në protestë për rrugën, banoret e Dragoçit: Bashkia Shkodër të vërë dorë, do përshkallëzojmë reagimin

Dhjetra banore te fshatit Dragoç ne njesine administrative Postribe protestuan kete te marte per rrugen e fshatit  dhe mungesen e ndricimit.

Ata kerkojne nga qeveria shqiptare dhe bashkia Shkoder qe te asfaltojne rrugen e cila eshte vetem 500 meter por sherben si lidhje mes fshatit me pjeset e tjera te njesise administrative.

Jane rreth 500 familje te cilat cdo dite pershkojne kete aks mes gropash, baltes dhe ujit. Per ta shqetesimi me i madh mbetet dergimi i femijeve ne shkolle. Nderkohe ata paralajmerojne proteste perpara bashkise Shkoder ne rast se kerkesa e tyre nuk merret parasysh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks