Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur është kthyer në shqetësim serioz për policinë rrugore, pasi rastet kanë ardhur duke u shtuar. Në 24 orët e fundit, dy shtetas, një 57 dhe një 38 vjecar ranë në prangat e policisë në Malësi të Madhe, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 57 vjeç, banues në Pukë, inxhinier në minierën e bakrit në fshatin Kimez, pasi gjatë punës në këtë minierë, është dëmtuar lehtë punonjësi, shtetasi L. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë. Po këta specialistë në komisariatin e Shkodrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E.(E.) H., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa në Vau Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës,  pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”. Vijon puna për kapjen e 41-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu