Viti 2024 ka nisur me ndryshime në strukturat e policisë së shtetit. Drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur dy ndryshimet e para, ku në drejtorinë vendore të Lezhës është emëruar shef Komisariati Agim Hoxha, ndërsa Behar Caka që mbante më herët këtë post, është emëruar në drejtorinë e përgjithshme në një tjetër pozicion. Ndërsa në Lushnje Edmond Pjetri është shefi i ri i komisariatit duke zëvëndësuar në këtë detyre Agim Bashën, i cili është emëruar në akademinë e policisë. Pritet që në ditët e ardhshme të ketë të tjera ndryshime në strukturën e policisë së shtetit, bëjnë me dije të njëjtat burime.