Gjashtë autorët që dhunuan tre shqiptarët në Mal të Zi në rrugën kryesore në Zelenika, janë vënë nën hetim nga autoritetet malazeze. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Herzegnov e cila ka ngritur kallëzim penal kundër shtetasve me inicialet B.V., S.D., K.D., F.V., V.T. dhe S.M. Gjithashtu është sekuestruar një pistoletë tip “Zastava M57”, 7.62 mm në posedim pa leje, tre korniza, 44 copë municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një jelek kamuflazhi që dyshohet se u përdor edhe ditën e ngjarjes ku u ushtrua dhunë ndaj 3 shqiptarëve. Pas identifikimit të të dyshuarve, policia, duke vepruar sipas urdhrave të gjykatës kompetente, ka kryer kontrolle në gjashtë lokacione në këtë qytet, të cilat përdoren nga të dyshuarit. Të gjitha sendet e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë në Qendrën e Mjekësisë Ligjore të Administratës së Policisë. Mesditën e 6 Janarit, tre të rinjtë shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi u dhunuan barbarisht. Disa persona, të veshur me rroba ushtarake ushtruan dhunë barbare ndaj shqiptarëve, pas një debati ndërsa qëndronin në radhë me automjetin e tyre me targa gjermane. Autorët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit. Policia e HerzegNovit ka ngritur kallëzim penal ndaj këtyre 6 shtetasve me akuzën “plagosje e lehtë me dashje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu