Gjykata e Shkodrës ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spitalin e burgut të Shën Kollit në Lezhë për 84 vjeçarin Fasli Hyka. I moshuari qëlloi me armë gjahu çifte mesnatën e 9 janarit në drejtim të disa të rinjve në lagjen “Partizani” të cilët arritën të shpëtojnë. Një qëndrim mbajti si prokuroria por edhe gjykata, avokati mbrojtës dhe familjarët, duke gjykuar se i moshuari e ka emergjentë që të marrë mjekimet. 84 vjeçari nga një kontroll paraprak mjekësor rezultoi si një person me ç’rregullime mendore ndaj gjyqtarja Anisa Brinja Radovani vendosi të pranojë kërkesën e prokurores Entela Hasmegaj për ta dërguar në spitalin e burgut të Shën Kollit, në mënyrë që i moshuari të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë gjatë këtyre 30 ditëve që do të qëndrojë në spitalin e burgut atij do t’i bëhet edhe një akt ekspertimi për të vërtetuar nëse në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i vetëdijshëm apo jo për shkak të problemeve mendore që ka. Në sallën e gjyqit shtetasi Fasli Hyka nuk ka dhënë ndonjë deklaratë por është vërejtur gjendja e rënduar mendore. I moshuari u përfaqësua nga avokati i tij Ahmeld Ramadani i cili ishte dakord me vendimin për ta dërguar klientin e tij në spitalin e burgut në mënyrë që të mjekohet. Në rast se gjendja e tij mendore do të përmirësohet atëherë pala mbrojtëse do të kërkojë masën e zbutur “arrest shtëpie” për shkak të sëmundjeve që ka shtetasi Fasli Hyka dhe faktit se është një i moshuar 84 vjeçar që dyshohet se ka qëlluar pa vetëdije në drejtim të tre të rinjve mesnatën e 9 janarit. Për arrestimin e tij operacioni zgjati mbi 3 ore e 30 minuta dhe angazhoi forcat e sigurise kombëtare dhe rreth 50 efektiv. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu