Ballina Aktualitet Banorët e Postribës në protestë për ndotjen e ujit të pijshëm dhe...

Banorët e Postribës në protestë për ndotjen e ujit të pijshëm dhe shpërthimeve në gurore: Të ndërhyjë shteti

Banorët e Postribës i janë rikthyer protestave për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm dhe shpërthimeve nga gurorja.

Ato kanë bllokuar për disa minuta rrugën para shkollës ‘Adem Haxhia’ ndërkohë që kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e kësaj situate.

Kjo nuk është protesta e parë ndërkohë që banorët shprehen se shpërthimet janë rikthyer sërish duke qenë rrezik për banesat e tyre dhe dëmtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm. Disa muaj më parë ato kanë bërë një padi edhe në SPAK për këtë çështje, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.

Ato paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks