Policia e Shkodrës ka arrestuar 42 vjecarin me inicialet G.B banues në fshatin Kelmend, Malësi e Madhe, pasi me 7 Janar të këtij viti në pikën turistike të Vermoshit aksidentoi një 41 vjecar që po lëvizte në bicikletë. Ishte vetë ky shtetas që e dërgoi të plagosurin me inicialet S.V në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Pas veprimeve në terren të grupit hetimor, ai ka rezultuar fajtor dhe do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Githashtu, specialistët e rrugores referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Bahçallëk”, me automjetin që drejtonte ka dëmtuar lehtë shtetasin R. B., 54 vjeç, që po lëvizte në këmbë.    

Në 24 orët e fundit janë kryer edhe disa procedime penale nga ana e policisë, ku sSpecialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. M., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive pronësie, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të hyjë në pronën e tij, shtetasin N. H., 61 vjeç, banues në Shkodër.  Procedim nisi edhe për shtetasin H. Gj., 62 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka prishur regjimin e sipërfaqeje toke, në fshatin Karmë, Pukë, duke kryer punime të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu