Çesk Shllaku, ishte një prej tyre, një fotoreporter që pati fatin jo vetëm të takonte yllin gjerman, por edhe ta shoqëronte në Shkodër dhe Tiranë, në vizitën e tij në mars të 1983, vizita e tij e parë jo si lojtar, por si gazetar, si zyrtar. Shllaku kujton për News24, me nostalgji ato momente:

“Mua më dukej si ëndërr. Vetëm fotografia më hoqi ëndrrën, po të mos bëja foto, nuk do isha në gjendje të perceptoja se më isha aty. Edhe kur fliste, fliste me qetësi.

Beckenbauer nuk e kishte harruar kohën kur luante kundër Shqipërisë, madje në rikthimin e tij kërkonte me insistim të takonte Sabah Bizin, legjendën e futbollit shqiptar, dikur rival në fushë me Beckenbauer:

“Kërkonte Sabah Bizin për ta takuar, i ishte fiksuar. Kur la sportin Sabah-u, u bë një ngatërresë e vogël. Ai këmbëngulte, pra e kërkonte me çdo kusht”.

Në intervistën e tij për gazetarin Senad Nikshiqi, Shllaku kujton edhe momentin se si e pritën tifozët në stadium Beckenbauer-in.

“Stadiumi, sapo ka hyrë, është çuar në këmbë i gjithë populli. Nuk dihet se ku e kanë dërguar më pas, me polici, apo me kështu…Nuk e kam parë më. Stadiumi u ngrit peshë, e pashë, dukej gjithçka. Të gjithë brohorisnin emrin e tij dhe i bëhej qejfi” – Tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu