Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari Bernard Sinomati është qëlluar në banesën e tij.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja. I riu u ekzekutua me snajper. 

Mesazhi me tritol në makine 

Pasditen e 3 janarit 2022 në lagjen ”Hajro Cakërri” në Vlorë në makinën e Bernard Sinomatit do të vendosej një sasi tritoli, një atentat ky që do të dështonte.

Dyshimet ne ate kohe ishin se tritolvënia mund të jetë një mesazh paralajmërues për të ose familjarët e tij.

Kjo pistë përforcohet nga fakti se sasia e ekspozivit e përdorur ishte e vogël, rreth 150 gramë.

Bernard Sinomati ishte emer i njohur për agjensitë ligjzbatuese në Vlorë.

Ai është është vëllai i Sokol Sinomati, anëtar i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Buzderri”

Ai ka qenë i dënuar për  “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”

Në vitin 2015, Bernard Sinomati u arrestua për armëmbajtje, ndërsa rezulton se vitin e kaluar ka dalë nga një burg në Belgjikë./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu