Ballina Aktualitet Policia vetëdeklarohet e “pastër”! Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’,...

Policia vetëdeklarohet e “pastër”! Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’, burime: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet

Ka përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit.  Sipas burimeve nga policia e Shtetit, asnjë punonjës nga e gjithë struktura e policisë nuk ka pranuar që të ketë pasur në përdorim aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat” që përdoren edhe nga grupet kriminale. Të njëjtat burime thonë se të gjithë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim. Procesi i vetëdeklarimit ka përfunduar 4 ditë para afatit të fundit, që ishte vendosur data 4 janar 2024. Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari, por ata kanë mohuar të kenë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”. Por, pak ditë më parë kreu i SPAK, Altin Dumani tha në një takim informal me gazetarët se pothuajse në çdo material të transkriptuar nga këto aplikacione, ka emra te policeve te perfshire, apo edhe prokurorë. Nëse zbulohet se efektivët apo drejtuesit kanë gënjyer në formular, do të përballen me penalitete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks