Sokol Hoxha, 40 vjeç, është mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali. 40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në ambulancën, e cila pas përplasjes me një autobus me fëmijë shpërtheu në flakë.
Gjithashtu humbën jetën shoferi i ambulancës, Stefano Sabbatini dhe infermierja Cinzia Mariotti.
Viktimë e aksidentit mbeti edhe i moshuari 85-vjeçar që po transportohej për në spital.
Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Si ndodhi ngjarja?
Përplasja kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.
Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.
Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku.
Viktimat e aksidentit mbetën Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
Dedikimi prekës i kolegut Simobne Gussoni:
Lamtumirë mjeku i Potes di Fossombrone, Sokol Hoxha, 42 vjeç, shqiptar, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeçe, me origjinë nga Acqualagna, shoferi i shpëtimit Stefano Sabbatini, 59 vjeç, nga Fossomrone.
Ata janë profesionistët e shëndetësisë që humbën jetën sot në përplasjen mes një ambulance të urgjencës së Kryqit të Kuq dhe një autobusit të mbushur me kishtarë në një udhëtim famullie, që u zhvillua në tunelin Ca’ Gulino në Urbino. Pacienti, Alberto Sergilippi 85 vjeç, vdiq në aksident.






