Ballina Aktualitet Do arrestohet apo jo? Ja kur do të vendosë GJKKO për “fatin”...

Do arrestohet apo jo? Ja kur do të vendosë GJKKO për “fatin” e Sali Berishës

SPAK dorëzon kërkesën në GJKKO për Sali Berishën, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.

Prokurorët kërkojnë arrest shtepie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për zëvendësimin e masës do të zhvillohet më 26 dhjetor, ora 10:00. Me 75 vota pro, Kuvendi zhveshi një ditë më parë Sali Berisha nga imuniteti, duke i hapur rrugën arrestimit të tij.

Dy prokurorët e posacëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan sot kërkesën për arrestimin e ish kryeministrit Berisha pranë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks