Ballina Aktualitet Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të veriut, 15 cm trashësia...

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të veriut, 15 cm trashësia në rrugën drejt Thethit

Janë rikthyer reshjet e shiut dhe dëborës në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit situata më problematike paraqitet në zonat malore. Emergjencat civile bëjnë me dije se në akset që lidhin Tamarën me Vermoshin dhe Bogën me Thethin ka patur reshje shiu dhe dëbore, që kanë krijuar vështirësi në qarkullim. Në rrugën drejt Thethit trashësia e dëborës arrin në 15 cm dhe fadromat po punojnë për pastrimin e saj dhe paralelisht kriposjen, me qëllim shmangien e rrëshqitjeve në rrugë. Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të përdorin gomat dimërore dhe zinxhirët kur udhëtojnë në këto zona, duke respektuar orientimet e policisë rrugore dhe sinjalistikën përkatëse. Edhe në këto orë sic ndodh sa herë ka prishje të kushteve atmosferike, nuk kanë munguar shkëputjet e energjisë elektrike në shumë fshatra si dhe defektet si pasojë e linjave të amortizuara. Probleme ka patur edhe në akset rurale si pasojë e rrëshqitjeve të dherave e gurëve, si në bashkinë Malësi e Madhe, ashtu edhe në atë të Pukës e Fushë Arrëzit. Orët në vijim pritet që kushtet atmosferike të jenë të qëndrueshme dhe kjo do të ndikojë në përmirësimin e situatës, edhe pse në zonat malore do të vijojnë të jenë prezentë temperaturat e ulëta që favorizojnë ngricat në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks