Ballina Kronike Dy të arrestuar në Shkodër në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi...

Dy të arrestuar në Shkodër në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Njëri u kap me drogë, e tjetri duke vënë baste sportive

Aksione të përditshme për të goditur veprimtaritë kriminale që janë fokusi i megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Kishte siguruar sasi cannabisi, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe 3 celularë.

Vijojnë pa ndërprerje puna e inteligjencës policore, bashkëpunimi me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre. Në këtë kuadër:

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen;

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks